Edhe Rahoveci 029 mposhti Bashkimin

Pas disfatës nga Vëllaznimi në ndeshjen e parë të ciklit të dytë të dueleve të Superligës, Bashkimi ka pësuar edhe ndaj Rahovecit 029! Një start aspak i mirë i ciklit të dytë të ndeshjeve nga lideri i deritashëm i Superligës që nisi stinorin me 7-0!

Rahoveci 029 në anën tjetër ka luajtur lojë tepër angazhuese dhe nuk është ndarë asnjëherë nga lufta për të kërkuar fitoren më shumë në këtë përballje, që në fund edhe e arriti pasi që në çerekun e fundit bëri dallimin e mjaftueshëm (26-18) për të fituar duelin, 77-72.

Kentrell Pullian ishte në ditën e tij, ndërsa shënoi 31 pikë, 9 asistime dhe 5 kërcime në fitore të vreshtarëve të drejtuar nga Bujar Loci. Pos tij, janë dalluar edhe Julian Roche e Anthony Patty. Roche luajti me double-double prej 18 pikëve dhe 10 kërcimeve, kurse Patty dha 14 pikë, 2 asistime e 9 kërcime në këtë fitore të madhe të Rahovecit 029.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Në anën tjetër, prizrenasit që erdhën si liderë në “Mizahir Isma” në çerek të fundit humbën lojën! Për ata nuk mjaftuan as 28 pikët e Kyan Andersonit, që bëri edhe 6 asistime e 2 kërcime në këtë disfatë! Pos tij, ka qenë vetëm edhe Jeremiah Bailey që shënoi pikë dyshifrore. Bailey luajti me double-double prej 13 pikësh e 12 kërcimesh.

Kjo është ndeshja e dytë e Bashkimit radhazi që po mposhtet në Superligë. Të dyja këto disfata erdhën prej se nga ekipi u largua Jan Palokaj, që shkoi te Cibona e Zagrebit.

Rahoveci 029 me këtë fitore ka përmirësuar bilancin në Superligë me 4-5, derisa Bashkimi tani është në 7-2.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live