Elvis Rexhbeçaj prezentohet me krenari nga Wolfsburgu

Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, me krenari është prezantuar të mërkurën nga ekipi i tij ku u rrit, Wolfsburgu, si rikthim në rrënjë. Futbollisti 28 vjeçar posa të kryejë këtë stinor me Augsburgun ku i kaloi katër vitet e fundit, do të bëhet pjesë e “ujqve” me kontratë të re që e mbanë atë të lidhur me klubin e ri, deri më 30 qershor të vitit 2030.

“Pos aftësive të tija futbollistike, ai është edhe një personalitet i dëshmuar brenda dhe jashtë fushe. Jemi të bindur se me Elvisin ekipi do të përfitojë shumë dhe mezi presim rikthimin e tij në ekip këtë verë”, ka thënë ndër të tjera drejtori sportiv i ekipit të Wolfsburgut Pirmin Schwegler.

Rexhbeçaj iu bashkua akademisë së Wolfsburgut në moshën 12 vjeçare dhe kaloi tërë ekipet zinxhir të klubit, derisa debutoi në Bundesligë ndaj Hannoverit më 28 janar të vitit 2018.

Në anën tjetër, lojtari i Kosovës ka thënë se rikthimi te Wolfsburgu është diçka e veçantë për atë.

“Kthimi në Wolfsburg është shumë i veçantë për mua. Jam rritur këtu dhe kam nisur karrierën time në Bundesligë me këtë ekip. Gjithmonë do të jem falenderues për këtë, prandaj kur u hap dera për mundësinë, nuk mendova dy herë.” ka thënë mesfushori që kalon si lojtar i lirë te Wolfsburgu me t’i përfunduar ky stinor i Bundesligës me Augsburgun.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live