ENBL playoff: Dinamo Zagreb – Prishtina dhe rrugëtimi deri në Final 4

Prishtina ka mësuar kundërshtarin e playoffit në kuadër të ENBL-së për këtë stinor. Pasi që ka përfunduar stinorin e rregullt në pozitë të 13-të, bardhekaltërit e kryeqytetit të Kosovës do të përballen me ekipin e Dinamos së Zagrebit në kuadër të dueleve të së tetës së finales aty.

Ndeshjet e së tetës së finales luhen në stil eliminimi me një ndeshje të vetme, ku ekipi më lart i renditur në stinorin e rregullt ka terrenin vendas. Kështu, bardhekaltërit do të jenë në Zagreb për ndeshjen ku do të kërkojnë çerekfinalen e garës.

Duelet e së tetës së finales janë parparë të zhvillohen prej 4 deri më 12 mars, ndërsa datat e sakta përcaktohen në ndërkohë. Fituesi i ndeshjes Dinamo Zagreb – Prishtina do të përballet në çerekfinale të playoffit me fituesin e përballjes Manchester Basketball – Dubrava. Çerekfinalet zhvillohen në sistemin vajtje-ardhje, ku më i miri nga dy ndeshjet siguron Final Fourin e ENBL-së për stinorin 2025/26.

ENBL playoffs 2026, e teta e finales:

(1) SYNTAINICS MBC – BK Olomoucko (16)

(8) Donar Groningen – BK Opava (9)

(5) Manchester Basketball – Dubrava Zagreb (12)

(4) Dinamo Zagreb – SIGAL Prishtina (13)

(6) Tindastoll – Riga Zelli (11)

(3) CSO Voluntari – Slovan Bratislava (14)

(7) Dziki Warszawa – Valmiera Glass ViA (10)

(2) Iraklis BC – TalTech/ALEXELA (15).

 

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live