Ernest Muçi përsëri shënon, ia sjell fitoren Trabzonit

Futbollisti i Shqipërisë, Ernest Muçi, ka kapur një formë të mirë në Superligën turke dhe përsëri është treguar vendimtar për ekipin e tij. Muçi sot ka shënuar në minutën e parë të kohës shtesë, një gol të bukur, për t’ia sjellë fitoren ekipit të tij Trabzonspor ndaj Kocaelisporit, 1-2!

Me këtë fitore, Trabzonspor ka arritur në kuotën e 38 pikëve në Superligën turke dhe është në vend të tretë të tabelës së klasifikimit aty pas 18 ndeshjeve të luajtura. Përndryshe, ky ka qenë goli i tetë sezonal për Muçin këtë stinor në Superligën turke.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live