
Eurobasket 2025 nis sot
Kampionati Evropian i basketbollit, i njohur me emrin Eurobasket, fillon sot. Kampionati i 42-të i garës më të rëndësishme për shtetet evropiane të basketbollit kësaj radhe luhet në 4 shtete në fazën grupore.
Nikoqir i Grupit A është Riga në Letoni, i Grupit B, Tampere në Finlandë, i Grupit C Limasoli i Qipros, ndërsa i Grupit D Katovice e Polonisë. Ndeshja e parë e kampionatit i takon Grupit B, ku takohen Britania e Madhe dhe Lituania, ndërsa luhet sot prej orës 12.30.
Grupet
Grupi A: Portugalia, Estonia, Letonia, Turqia, Serbia, Çekia.
Grupi B: Gjermania, Finlanda, Britania e Madhe, Lituania, Suedia, Mali i Zi.
Grupi C: Qipro, Italia, Gjeorgjia, Spanja, Greqia, Bosnja e Hercegovina.
Grupi D: Islanda, Franca, Sllovenia, Polonia, Belgjika, Izraeli.
Fituesit e fundit
Fituesi i fundit i Eurobasketit, të mbajtur në vitin 2022 është Spanja, që kishte mposhtur Francën në finale, 88-76. Spanja ka fituar 4 nga 6 Eurobasketet e fundit. Si fitues të titullit të Kampionit të Evropës në 6 Eurobasketet e fundit pos Spanjës kanë arritur të përbirohen Franca (Eurobasket 2013) dhe Sllovenia (Eurobasket 2017).
Ndeshjet e ditës së parë
12.30 Britania e Madhe – Lituania
13.45 Çekia – Portugalia
15.30 Mali i Zi – Gjermania
17.00 Letonia – Turqia
19.30 Suedia – Finlanda
20.15 Serbia – Estonia.