Feronikeli’74 prezanton kamerunasin Yannick

Ekipi i Ligës së Parë, Feronikeli’74, ka zyrtarizuar sot futbollistin e ri të ekipit të tyre për stinorin 2025/26, Noah Yannick.

Mbrojtësi i krahut 21-vjeçar, së fundmi ka qenë pjesë e ekipit St Gallen në Zvicër, ndërsa te ekipi nga Drenasi pritet të sjellë lojë energjike dhe shpejtësi në krah.

Feronikeli’74 që drejtohet nga Granit Dervisholli këtë stinor, shpreson që Yannick të bëhet shtyllë e rëndësishme e ekipit në luftën e skuadrës për ngritje.

Kujtojmë, ekipi nga “Rexhep Rexhepi” në stinorin e kaluar ishte pjesë e Superligës, prej ku ra në Ligë të Parë.

Përndryshe Feronikeli’74 pas dy xhirove të para të stinorit në Ligën e Parë ka një fitore dhe një disfatë. Në xhiron e parë u mposhtë nga Vëllaznimi, ndërsa në xhiron e fundit fitoi ndaj Besa Pejës për të arritur 3-pikëshin e parë të stinorit.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live