Foda: Synimi, të paktën një pikë!

Një pikë shumë e rëndësishme. Ajo pikë, mund t’i garantojë Kosovës për herë të parë pjesëmarrjen në playoff për Botëror, duke dalë nga pozita e dytë e Grupit B kualifikues për “USCAME 2026”.

Këtë e ka më se të qartë edhe selektori gjerman i Kosovës, Franco Foda. Dhe e tha.

“Fokusi është në ndeshjen me Slloveninë, që në fillim kam thënë se gjithçka është e mundur në këtë grup. Tani, synojmë të paktën një pikë për të shkuar në playoff. Më pas, shohim”, — ka thënë përzgjedhësi Foda, në konferencën e sotme për shtyp para ndeshjes së rëndësishme që luhet në “Stozice” të shtunën, më 15 nëntor.

Gjithçka e qartë, së pari playoffi, pastaj shohim

Aktualisht, Kosova është në pozitë të dytë të Grupit B. Ka 3 pikë më pak se Zvicra lidere dhe 4 më shumë sesa Sllovenia ndjekëse. Suedia është e fundit me 1 pikë.

“Me rëndësi është të fitojmë, të shkruajmë histori duke kaluar tutje. Slloveninë e kemi analizuar, ata kanë ndryshuar pak sistemin e lojës. Ne jemi më të përgatitur dhe kemi shumë mundësi dhe alternativa për të arritur rezultat. Synimi primar është playoffi, pastaj shohim”, — shtoi 59 vjeçari që ka çuar Kosovën në rekord pikë në kualifikime të Botërorit ndonjëherë.

Fituesi i grupit siguron biletën direkte për Kampionatin Botëror që mbahet në vitin e ardhshëm në SHBA, Kanada dhe Meksiko. Vendi i dytë, shkon në fazë playoffi. Të tjerët eliminohen.

FFK ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e fundit të Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Botëror ditë më parë. Pas Sllovenisë, Kosova është nikoqire e Zvicrës në “Fadil Vokrri” më 18 nëntor, ndeshje kjo biletat për të cilën janë shitur plotësisht.

REZULTATET E DERITASHME:

5 shtator,
Zvicra-Kosova 4-0
Sllovenia-Suedia 2-2

8 shtator,
Kosova-Suedia 2-0

Zvicra-Sllovenia 3-0

10 tetor,
Suedia-Zvicra 0-2

Kosova-Sllovenia 0-0

13 tetor,

Suedia-Kosova 0-1
Sllovenia-Zvicra 0-0

TABELA AKTUALE E GRUPIT B:

1. Zvicra 10 pikë,

2. Kosova 7 pikë,
3. Sllovenia 3 pikë,
4. Suedia 1 pikë.

NDESHJET E MBETURA:

15 nëntor,
Zvicra-Suedia
Sllovenia-Kosova

18 nëntor,
Suedia-Sllovenia
Kosova-Zvicra.

Për në Botërorin 2026 kualifikohet direkt vetëm fituesi i grupit. Skuadra që përfundon e dyta siguron të drejtën për ndeshje playoffi, ku duhet të kalojë dy raunde playoffi (gjysmëfinale dhe finale) për të arritur biletën e Botërorit.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live