
Foda tregoi planet e lojës dhe çka u tha lojtarëve në pushim
Përzgjedhësi gjerman i Kosovës, Franco Foda, ka qenë i kënaqur me fitoren e Kosovës shënuar ndaj Irlandës në “Fadil Vokrri” sonte, ndërsa ka treguar edhe planin e lojës dhe repartin e veçantë që i pëlqeu në lojë.

Kosova mposhti Irlandën në takimin e parë të tyre zyrtar, në kuadër të Ligës së Kombeve. Kosova fitoi 1-0 me golin e Vedat Muriqit në minutën e 83-të të ndeshjes. Kosova debutoi sonte në Ligën B të Kombeve, pas viteve të kaluar në Ligën C, ndërsa ia kishte nisur nga Liga D.
“Reparti defanziv më pëlqeu. Irlandezët nuk krijuan asnjë mundësi. Qetësia e pjesës së parë më pëlqeu, e pas pjesës së parë u thashë lojtarëve të qëndrojnë të qetë dhe goli do të vij.” — tha Foda fillimisht për të vazhduar më pas.

“Në përgjithësi jam i kënaqur edhe me krahët. Edhe me Zhegrovën që luajti 70 minuta, pasi kishte kohë pa luajtur. Me Batonin poashtu jam i kënaqur. Leoni dhe Veldini kryen punë të mirë pasi kishin role të ndara. Leoni ishte me rol defanziv, kurse Veldini me rol ofanziv. Nuk lejuan hapësira dhe ky ishte plani ynë.” — shtoi ndër të tjer gjermani.
Pos tjerash, te Kosova sonte debutoi edhe Erblin Osmani, talenti i ri i Kosovës i ardhur nga Bayerni, i cili luajti në 5 minutat e fundit të ndeshjes në mes të fushës.
Shiko: Notat e futbollistëve të Kosovës, pas ndeshjes ndaj Irlandës
