FPPK: Turneu “Adem Jashari” më 8 mars

Përmes një njoftimi, Federata e Ping Pongut të Kosovës ka bërë të ditur se turneu tradicional “Adem Jashari” do të mbahet më 8 mars, këtë të diel.
Gara do të mbahet në nivelin e seniorëve dhe për grupmoshat U-13.

Ndërsa FPPK ka bërë të ditur se të gjithë pingpongistët prej moshës 16 vjeçare e tutje si dhe të gjithë të lindur pas 1 janarit të vitit 2013.

“Të dielen, më 8 Mars, me fillim nga ora 10, në Palestrën e Shkollës Profesionale “ANTON ÇETA” në Skenderaj, do të mbahet turneu tradicional “Adem Jashari”.
Gara do të mbahet për seniorët dhe grup-moshën U13.
Të drejtë pjesëmarrjeje do të kenë:
· të gjithë lojtarët e regjistruar në FPPK, të moshës 16 vjeç e më të vjetër (dhe 4 të parët nga Rangalista U15), si dhe
· të gjithë sportisët e lindur pas 01 janarit të vitit 2013.” — shkroi FPPK në njoftim.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live