FSHF nis shitjen e biletave, Shqipëria-Anglia me short!

Sikurse në ndeshjen me Serbinë, ashtu edhe në ndeshjen që do të vie atë ndaj Anglisë, FSHF ka bërë të ditur se është hapur procesi i aplikimit për bileta, të cilat do të bëhen për shitje me short.

Kështu ka vendosur FSHF, duke ditur interesimin e madh për këtë ndeshje, derisa “Arena Kombëtare” pranon jo më shumë se 22 mijë e 500 shikues në ndeshje. Anglia veçse ka siguruar kualifikimin në Botërorin 2026, ndërsa ndeshja e fundit e fazës grupore është pikërisht ndaj Shqipërisë.

E kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho në nëntor do të ndeshen si mysafir ndaj Andorrës ku presin fitore, e pas kësaj dueli vendimtar për vend të dytë që siguron playoffin luhet ndaj anglezëve.

Mëposhtë, njoftimi i plotë i FSHF-së:

“Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët dhe publikun e interesuar se për ndeshjen Shqipëri – Angli do të ndiqet e njëjta procedurë për biletat si në sfidën Shqipëri – Serbi.

Ky vendim është marrë pas kërkesës së madhe dhe të jashtëzakonshme nga tifozët shqiptarë kudo për të siguruar një biletë në stadiumin “Air Albania” më 16 nëntor.

FSHF është e angazhuar për të garantuar një proces të drejtë, transparent dhe të barabartë për të gjithë tifozët, prandaj edhe për këtë ndeshje do të hapet procesi i aplikimit për rezervimin e biletave.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes platformës ebileta.al, e menaxhuar nga kompania t-ticket, duke ndjekur të njëjtën procedurë si në blerjet e mëparshme online.

Si të aplikoni:

– Hyni në llogarinë tuaj në platformën ebileta.al në rast se keni një llogari ekzistuese ose në rast se nuk keni një të tillë, regjistrohuni paraprakisht për të vijuar më tej.

– Zgjidhni tribunën e dëshiruar në stadium.

– Plotësoni të dhënat personale në formularin përkatës.

* Lutemi të plotësoni saktë të dhënat sipas dokumentit tuaj të identifikimit, pasi hyrja në stadium do të bëhet me dokument identifikimi.
* Çdo tifoz i interesuar do të ketë mundësinë për të aplikuar vetëm për 4 bileta.

– Përfundoni me sukses aplikimin, për t’u bërë pjesë e procesit të përzgjedhjes përmes shortit.

– Pas aplikimit, do të merrni një e-mail konfirmimi automatik që vërteton përfundimin me sukses të procesit të aplikimit.
*Kujdes/ Ky email konfirmimi nuk nënkupton që keni siguruar biletat për ndeshjen.

Procesi i përzgjedhjes:

– Përmes shortit elektronik do të zhvillohet një përzgjedhje automatike dhe e rastësishme.

– Të përzgjedhurit nga shorti do të njoftohen nëpërmjet një e-mail, ku do të gjejnë një link unik nëpërmjet të cilit mund të kryhet pagesa online.

*Ju do të keni vetëm 24 orë kohë për të kryer blerjen e biletave. Pas 24 orësh linku do të skadoj dhe ju duhet të bëni edhe një herë prej fillimit procedurën e aplikimit, më pas duhet të prisni në rast se do të përzgjidheni automatikisht ose jo.

– Pas konfirmimit të pagesës, biletat elektronike do të dërgohen automatikisht në adresën e e-mailit tuaj.”

Rrugëtimi kualifikues deri tani: 

REZULTATET E DERITASHME:

21 mars,

Anglia-Shqipëria 2-0
Andorra-Letonia 0-1

24 mars,

Anglia-Letonia 3-0
Shqipëria-Andorra 3-0

7 qershor,

Andorra-Anglia 0-1
Shqipëria-Serbia 0-0

10 qershor, 

Serbia-Andorra 3-0
Letonia-Shqipëria 1-1

6 shtator,

Letonia-Serbia 0-1

Anglia-Andorra 2-0

9 shtator,

Serbia-Anglia 0-5
Shqipëria-Letonia 1-0

11 tetor,

Letonia-Andorra 2-2
Serbia-Shqipëria 0-1

14 tetor,

Letonia-Anglia 0-5
Andorra-Serbia 1-3.

TABELA AKTUALE, GRUPI K:

1. Anglia 18 pikë (6 ndeshje)
2. Shqipëria 11 pikë (6 ndeshje)
3. Serbia 10 pikë (6 ndeshje)
4. Letonia 6 pikë (7 ndeshje)
5. Andorra 1 pikë (7 ndeshje)

NDESHJET E MBETURA:

13 nëntor,

Andorra-Shqipëria
Anglia-Serbia

16 nëntor,

Serbia-Letonia
Shqipëria-Anglia.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live