Gjermania pritshëm, në finale të Eurobasketit

Me një lojë dominuese, veçanërisht në pjesë të parë, Gjermania mbajti ritmin dhe vulosi epitetin e favoritit në gjysmëfinale ndaj Finlandës, për të siguruar finalen e Eurobasketit me rezultat 98-86.

Dennis Schroder luajti me 26 pikë, 12 asistime e 5 kërcime, për të qenë më efikasi në fitore, ndërsa Franz Wagner dha 22 pikë e 5 kërcime në fitoren e “pancerëve” karshi nordikëve.

Olivier Nkamhoua ishte më efikasi te Finlanda me 21 pikë, ndërsa Lauri Markannen u ndalë në 16 pikë. Edon Maxhuni kreu lojën me 9 pikë, duke shutuar 1/7 për tre pikë sot, ndërsa bëri edhe 3 asistime.

Derisa Gjermania pret në finale të dielën fituesin e duelit Turqia-Greqia, Finlanda do të luajë për vend të tretë, ku pret humbësin e po kësaj ndeshjeje.

Përndryshe, kjo është finalja e parë për Gjermaninë në Eurobasket që prej vitit 2005. Ata kanë fituar një herë në histori titullin e evropianit, kur në finalen e vitit 1993 mposhtën Rusinë në finale, 71-70.

  • Uncategorized
    test
Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live