Gjilani zyrtarizon Currin si kryetrajner

Ashtu si u përfol, përmes një njoftimi të shkurtër, Gjilani ka zyrtarizuar trajnerin e ri të ekipit të parë të tyre. Ai është ish futbollisti i njohur dhe ish trajneri i Prishtinës, Debatik Curri.

“Mirësevjen Debatik Curri”, shkroi shkurt SC Gjilani në njoftim duke e ilustruar me një fotografi të kryetrajnerit të ri.

Curri është 41 vjeçar dhe ka licensën A të UEFA-së për trajner, ndërsa pos Prishtinës ka qenë edhe ndihmës-trajner i Suharekës për periudhën sa këta ishin pjesë e Superligës.

Gjilani në anën tjetër pas ndarjes së rrugëve me Ardian Nuhiun, gjendet në vend të fundit të tabelës së klasifikimit. Ekipi ka vetëm 2 fitore nga 8 ndeshjet e para të stniorit, ndërsa me 7 pikë është në vend të fundit të tabelës me goldallim, minus 6.

Pas pushimit të kombëtareve, kur pritet të debutojë Curri te Gjilani, ekipi në fjalë do të ndeshet me Prishtinën e Re, si mysafir.

 

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live