Gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve, ndanë drejtësinë në Serbia – Shqipëria

Është përcaktuar edhe ekipi i gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen me “tension të lartë” ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë. Përballja e shumëpritur, që mund të vendos se cila skuadër do t’i afrohet playoffit për Botërorin 2026 dhe do të zhvillohet në Leskovac të Serbisë, luhet të shtunën me fillim prej orës 20.45.

Ndërkaq UEFA sot ka bërë të ditur në faqen zyrtare të saj edhe ekipin e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në këtë ndeshje. Kështu, duke ditur rëndësinë e përballjes, UEFA ka përcaktuar hiq më pak sesa gjyqtarin kryesor të finales së fundit të Ligës së Kampionëve, ku Parisi mposhti Interin, 5-0!

Rumuni Istvan Kovacs, ndihmuar nga Mihal Marica dhe Ferenncz Tunyogi do të jenë në fushë, i katërti është Horatiu Fesnic, ndërsa VAR-i kontrollohet nga dyshja gjermane, Bastian Dankert dhe në AVAR do të jetë Pascal Muller.

TABELA AKTUALE, GRUPI K:

1. Anglia 15 pikë (5 ndeshje); 2. Shqipëria 8 pikë (5 ndeshje); 3. Serbia 7 pikë (4 ndeshje); 4. Letonia 4 pikë (5 ndeshje); 5. Andorra 0 pikë (5 ndeshje).

NDESHJET E MBETURA:

11 tetor,

Letonia-Andorra
Serbia-Shqipëria

14 tetor,

Letonia-Anglia
Andorra-Serbia

13 nëntor,

Andorra-Shqipëria
Anglia-Serbia

16 nëntor,

Serbia-Letonia
Shqipëria-Anglia.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live