
FBK SuperligaLajmet kryesore
Grapeland shton Adis Gashin në radhët e veta
Ekipi nga Rahoveci, Grapeland, që do të debutojë në Superligë të basketbollit të Kosovës këtë stinor ka zyrtarizuar sot ardhjen e lojtarit vendor, Adis Gashi, si përforcim në radhët e skuadrës.
Grapeland, që do të drejtohet nga trajneri i vetëm vendor në Superligë, Bujar Loci, ka bërë të ditur se me Gashin ekipi pritet të përfitojë në energji të re, ndërsa lojtari në fjalë më parë ka veshur edhe fanellën e NewBasketit dhe Bashkimit nga Prizreni.