
Haxhimusa neutralizon llapjnët, barazimi i parë sezonal për Ferizajin
Pas pjesës së parë të përfunduar pa gola, Llapi kishte dalë në epërsi me anë të golit të qendërsulmuesit të rikthyer në skuadër, Muhamet Hyseni. Mirëpo, mysafirët e drejtuar nga Nevil Dede nuk u këndellën shpejt pas golit të pranuar dhe barazuan me Betim Haxhimusën.
Ky gol, doli të jetë edhe goli i fundit në ndeshje, derisa Ferizaji mori barazimin e parë sezonal dhe atë jashtë terrenit, duke ndalur Llapin e Tahir Batatinës prej 3 pikëve, për përfundimtaren: Llapi – Ferizaji 1-1 [Muhamet Hyseni 61′ — Betim Haxhimusa 68′].
Kështu, ciklin e parë të ndeshjeve të Superligës Llapi e përfundon në pozitë të gjashtë të tabelës me 10 pikë, derisa Ferizaji është në zonë të rënies me 7 pikë nga 9 ndeshjet e para të stinorit, 4 prej të cilave i morrën me trajnerin Dede në dy xhirot e fundit.
Në xhiron e radhës nis cikli i dytë i ndeshjeve të Superligës, ndërsa Llapi pret Drenicën e Ferizaji udhëton te Drita.