
Holandezët drejtojnë Suedia – Kosova
Suedia pret Kosovën, ndërsa UEFA ka përcaktuar edhe ekipin e gjyqtarëve për këtë ndeshje, që do të ndajnë drejtësinë.
Ekip gjyqtarësh nga Holanda do të ndajnë drejtësinë në përballjen e sontme ku Kosova është mysafire e Suedisë në “Ullevi” të Goteborgut. Prej atij kryesor, e deri te ndihmës-VARi, gjyqtarët janë të gjithë holandezë, ndërsa ndeshja nis në ora 20.45.
Danny Makkelie është kryesori, i ndihmuar nga asistentët, Hessel Steegstra dhe Jan de Vries. Refer i katërt është Allard Lindhout, ndërsa në VAR kryesor është Clay Ruperti i ndihmuar nga Erwin Blank, AVAR.
Kosova ka fituar ndeshjen e parë ndaj Suedisë në shtator në “Fadil Vokrri” është kjo është fitorja e vetme e Kosovës në Grupin B kualifikues për dardanët deri tani në këtë rrugëtim për Botërorin 2026.
Suedia është pa fitore dhe po kërkon fitoren e parë gjatë rrugëtimit, derisa në lojë janë edhe 9 pikë për të kapur së paku nga ata.
Kosova synon që të kthehet nga Suedia së paku pa humbje.
REZULTATET E DERITASHME:
5 shtator,
Zvicra-Kosova 4-0
Sllovenia-Suedia 2-2
8 shtator,
Kosova-Suedia 2-0
Zvicra-Sllovenia 3-0
Kosova-Sllovenia 0-0
TABELA AKTUALE E GRUPIT B:
2. Kosova 4 pikë,
3. Sllovenia 2 pikë,
4. Suedia 1 pikë.
NDESHJET E MBETURA:
13 tetor,
Suedia-Kosova
Sllovenia-Zvicra
15 nëntor,
Zvicra-Suedia
Sllovenia-Kosova
18 nëntor,
Suedia-Sllovenia
Kosova-Zvicra.
Për në Botërorin 2026 kualifikohet direkt vetëm fituesi i grupit. Skuadra që përfundon e dyta siguron të drejtën për ndeshje playoffi, ku duhet të kalojë dy raunde playoffi (gjysmëfinale dhe finale) për të arritur biletën e Botërorit.