
I rikthyeri Berisha, ia siguron çerekfinalen Dukagjinit!
Sulmuesi i rikthyer te Dukagjini, Hekuran Berisha, është treguar vendimtar, ndërsa ekipi i tij ka siguruar çerekfinalen e Kupës së Kosovës, duke e eliminuar ekipin e Prishtinës së Re.
Pas pjesës së parë të përfunduar pa gola, Berisha është treguar i saktë në tentimin e tij për të shënuar për epërsi, që doli të jetë edhe gol që ka dërguar tutje ekipin (58′) për përfundimtaren Dukagjini 1-0 Prishtina e Re.
Sonte në program është edhe një ndeshje e rëndësishme në kuadër të Kupës ku luhet derbi i ekipeve më së larti të ranguara në renditjen e Superligës, Prishtina – Ballkani që nis prej orës 18.00.
Pos Dukagjinit, deri tani finalen e kanë siguruar edhe Llapi e Ferizaji. Nesër luhen ndeshjet Gjilani – Liria, Vushtrria – Vëllaznimi dhe Trepça’89 – Malisheva, kurse javën tjetër dueli i fundit i së tetës së finales ku takohen Feronikeli’74 – Dinamo.
