
Ish lojtari i Prishtinës, zyrtarizohet te Ylli
Ylli ka goditur të hënën mbrëma edhe me një përforcim. Ekipi suharekas që gjatë ditës zyrtarizoi marrëveshjen me basketbollistin Demetrius Conger, në mbrëmje ka bërë të ditur se ka angazhuar edhe Dustin Thomasin.
Amerikani 30 vjeçar që është i njohur për Superligën e Kosovës, pasi që ka qenë pjesë e Prishtinës gjatë stinorit 2022/23 tashmë është lojtar i ri i Yllit. Ai luan në pozitat 3 dhe 4, ndërsa është 203cm. i gjatë.

Thomas, pasi që u largua nga Prishtina ka luajtur për ekipin hungarez Szolnok në stinorin 2023/24 ku ka pasur mesatare prej 27.3 minutave për ndeshje me 12.1 pikë, 2.7 asistime dhe 5 kërcime për ndeshje mesatarisht.
Në stinorin e kaluar, 2024/25 ai ka qenë pjesë e ekipit të ligës së dytë të Turqisë, Haremspor. Aty ka pasur mesatarisht 25.9 minuta për ndeshje, ndërsa ka shënuar 10.5 pikë, 1.9 asistime dhe 6.4 kërcime për ndeshje.
“Welcome Dustin Thomas.
Dustin është transferi më i ri i cili do të ndihmoj skuadrën drejt objektivave dhe sfidave tona të radhës.” — shkroi njoftimi i Yllit.
