
FBK SuperligaNdërkombëtare
Ish lojtari i Vëllaznimit, MVP në ligën rumune
Basketbollisti i dikurshëm i Vëllaznimit, Sam Sessoms është përzgjedhur lojtari më i mirë i stinorit në ligën elite të basketbollit rumun.
Duke luajtur për Craiovën në stinorin e posa përfunduar, 2025/26, Sessoms është përzgjedhur MVP, playmakeri më i mirë, importi më i mirë si dhe në ekipin më të mirë të mbrojtjes në ligë.
Sessoms te Craiova kishte mesatare prej 22.5 pikëve për ndeshje dhe 6.2 asistimeve për ndeshje, derisa mesatarisht iu dha 31.2 minuta për lojë.
