Italianët ndajnë drejtësinë në Kosova – Sllovenia

Stafi i plotë italian i referëve ndanë drejtësinë në ndeshjen e tretë të Grupit B kualifikues të Kosovës, ku dardanët presin Slloveninë të premten në “Fadil Vokrri”.

UEFA ka bërë të ditur se Marco Guida është gjyqtar kryesor i ndeshjes, ndërsa në fushë të lojës do të ndihmohet nga anësorët Giorgio Peretti dhe Giuseppe Perrotti. Guida është refer i kategorisë elite, ndërsa ka referuar edhe në ndeshje të evropianit të kaluar.

Gjyqtar i katërt i ndeshjes është Daniele Chiffi, kurse në VAR do të jetë Marco di Bello i ndihmuar në AVAR nga Valerio Marini.

Kosova – Sllovenia luhet të premten me fillim prej orës 20.45 në “Fadil Vokrri” të Prishtinës dhe është ndeshja e tretë kualifikuese e grupit për të dyja skuadrat.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live