
Jarovic mundëson debutimin me fitore të Currit te Gjilani
Debatik Curri, trajner i ri i Gjilanit, debutoi me fitore te ekipi i tij i ri sot, duke shënuar fitore si mysafir ndaj Prishtinës së Re, me rezultat minimal, Prishtina e Re – Gjilani 0-1 [Senad Jarovic 82′].
Ka qenë sulmuesi boshnjak Senad Jarovic, që për milimetra i iku kurthit të ofsajdit për të shfrytëzuar topin e kthyer dhe për të shënuar në portë të Moralesit, për fitore. Goli u verifikua edhe nga VAR.
TABELA AKTUALE
Në fund të pjesës së parë, VAR i kishte anuluar një penallti Gjilanit, të cilën e dha referi kryesor Dardan Çaka. Por, pasi u ftua nga VAR-i, ai e anuloi vendimin e tij të mëparshëm nga loja.
Përndryshe, Gjilani dominoi me raste në pjesë të parë dhe në të dytë. Por lojtarët ofanzivë të ekipit, assesi të gjenin portën e vendasve që po luajnë në “Sami Kelmendi” të Lipjanit në mungesë të stadiumit. Në anën tjetër, Prishtina e Re ka mbetur pa fitore prej se kanë larguar nga detyra Elon Berishën dhe kanë emëruar si trajner të ekipit Shpëtim Babajn.
Fitorja, nxjerr Gjilanin nga fundi i tabelës dhe për momentin qëndron në pozitë të shtatë me 10 pikë. Prishtina e Re bie në pozitë të fundit të renditjes tabelare pas humbjes së gjashtë sezonale nga 9 ndeshje, duke pasur 7 pikë.