Jericole Hellems (Vëllaznimi) – MVP (18)

Për herë të dytë një lojtar i Vëllaznimit u bë MVP i xhiros nga FBK, ndërkaq përsëri ai është Jericole Hellems. I ardhur në mes të stinorit te kuqezinjtë, Hellems menjëherë po tregon cilësitë e tij që edhe priteshin në “Shani Nushi” ndërkaq kësaj radhe nuk ka humbur mundësinë që të bëhet përsëri më i miri i xhiros.

Ai ishte më i dalluari në fitoren e Vëllaznimit ndaj Borës, ndërkaq kreu lojën me double-double prej 23 pikëve, 10 asistimeve, ndërsa i munguan 2 kërcime për të kryer ndeshjen me triple-double! Hellems kreu lojën me indeks efiçence, 25.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live