Jericole Hellems (Vëllaznimi) – MVP (21)

Basketbollisti i Vëllaznimit, Jericole Hellems, përsëri është bërë lojtari më i mirë i jxhiros sipas FBK-së dhe tashmë, bashkë me Kyan Andersonin janë dyshja që kanë më së shumti tituj MVP-je këtë stinor (3).

“Vëllaznimi shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj GO+ Pejës, ku sërish më i miri ishte Jericole Hellems. Ai kishte 37 pikë, shtatë kërcime e dy asistime, duke pasur indeksin 38, apo më të lartin në këtë xhiro. Hellems shpallet MVP i javës. Ai ka qenë ndër lojtarët kyç të kuqezinjve që nga rikthimi i tij në Gjakovë.” — arsyetoi FBK-ja çmimin.

Përndryshe, Hellems shënoi rekord pikë të stinorit në këtë ndedshje, duke dhënë 37 sosh, bashkë me 2 asistime e 7 kërcime për të çuar indeksin e efiçencës në 38!

Hellems njashtu po luan rol kyq në luftën e Vëllaznimit për mbijetesë këtë stinor në Superligë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live