
FBK SuperligaNdërkombëtare
Kampioni në rrugë drejt Selanikut
Ekipi kampion i Kosovës në basketboll, Trepça, ka marrë rrugë në mëngjesin e sotëm drejt Selanikut, për të zhvilluar duelin e parë të fazës grupore në FIBA Europe Cup, ndaj PAOK-ut të famshëm.
Mitrovicasit janë nisur në mëngjesin e sotëm, ndërsa ekipi i drejtuar nga Adis Beciragic kërkon rezultat përkundër se vendasit janë të fortë. Gjelbërezinjtë nuk kanë raportuar për lëndime, kurse dueli në “PAOK Sports Arena” të Selanikut nis prej orës 19.15 sonte.
Trepça bën pjesë në Grupin F të FIBA Europe Cup, ku arriti pas eliminimit nga Basketball Champions League. Pos Trepçës e PAOK-ut, në këtë grup bëjnë pjesë edhe Anëili, që ishte kundërshtar i Bashkimit në fazën kualifikuese dhe Braunschweigu gjerman.