
Kapiteni vendos në sekondë të fundit, në debutim të Ramadanit!
Ka qenë goli i Armend Thaqit nga penalltia e fituar në minutën e fundit të ndeshjes, që ka bërë Gjilanin t’ia nis epokës së Zekirija Ramadanit me fitore te të kuqtë!
Thaqi shënoi pa problem penalltinë, ndërsa Gjilani fitoi 1-0 Feronikelin’74 me golin e shënuar në 90’+6-tën minutë. Fitorja ka ngritur Gjilanin në pozitë të pestë tani, ndërsa ekipi ka 15 pikë nga 10 ndeshje të luajtura. Feronikeli’74 që rezistoi deri në fund, pësoi dhe aktualisht është i teti në renditje, me 9 pikë nga 10 ndeshje.
Sa i përket ndeshjes, thuajse e tëra kaloi në dominim të Gjilanit, ndërsa Feronikeli’74 erdhi njëherë rrezikshëm kah porta e vendasve në ndeshjen që u luajt në termin të natës nën dritë të reflektorëve.
Astrit Thaqi, mori karton të kuq te Feronikeli’74 në minutën e 70-të të ndeshjes (e verdha e dytë), për t’i lënë edhe më shumë hapësirë vendasve, e krejt në fund, pas shikimit në VAR, një prekje me dorë në zonë u referua si penallti për fitoren përfundimtare të gjilanasve.
