Trepça rikthehet për fitore ndaj Borës

Edhe pse pjesa e parë nuk u shkoi si duhet, në pjesë të dytë Trepça ka treguar forcën prej kampioneje për të fituar ndeshjen ndaj Borës dhe për të siguruar fitoren e dytë kampionale me radhë, pas dy disfatave radhazi që kishte pësuar.

Trepça u tregua veçanërisht në çerek të tretë të lojës [17-31] për të bërë dallimin dhe për të shkrirë epërsinë e vendasve e në atë të fundit shtoi edhe pak dallimin për të fituar duelin 68-79.

Me 17 pikë të shënuara, lojtari i ri i ekipit Drew Thellwell ka qenë koshashënuesi më i mirë i ekipit fitues, ndërsa ai bëri edhe 3 asistime e 4 kërcime në debutim. Me 16 pikë lojën e përfundoi Drilon Hajrizi, që shutoi 3/4 për tri pikë e 5/7 për gjuajtjet e lira sonte.

Shawn Jones, që është edhe reprezentues i Kosovës, kreu lojën me double-double prej 14 pikëve dhe 10 kërcimeve, duke bërë edhe 3 asistime në proces.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Te vendasit, Terren Allen ka qenë i vetmi që ka shënuar pikë dyshifrore dhe më së shumti në këtë ndeshje, 20! Ai bëri edhe 3 asistime e 3 kërcime, por që nuk mjaftuan për fitore. Paraqitje të mirë tregoi edhe Jericole Hellems, që luajti me 8 pikë, 6 asistime e 9 kërcime në këtë ndeshje për Borën.

Fitorja, bën që Trepça të bëhet me bilanc 3-2 sikurse Bora.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live