Kapra vendos, Trepça’89 lidere e re!

Duel shumë i ngushtë dhe kërkues nga të dyja palët, por pa rrezikime të shumta para portave kundërshtare. Dhe, natyrshëm pjesa e parë kaloi në barazim pa gola, 0-0.

Në të njëjtën mënyrë ishte gati që të përfundonte edhe pjesa e dytë e ndeshjes, kur në skenë doli Albin Kapra, i cili shfrytëzoi mundësinë dhe realizoi gol për Trepçën’89 të drejtuar nga Gani Sejdiu! Kapra shënoi nga penalltia, për fitore.

Shiko: TABELA AKTUALE E LIGES SE PARE

Fitorja e sotme, është e katërta me radhë për mitrovicasit të cilët tani më janë bërë liderë të Ligës së Parë, pas gabimeve të kundërshtarëve të të tre kundërshtarëve mbi ta në renditje këtë xhiro.

E ’89-shi nuk e lëshoi rastin. Goli i Kaprës solli fitoren, Tefik Çanga – Trepça’89 0-1 [Albin Kapra 88′], ndërsa ky gol solli tre pikë, e “minatorët” u bënë liderë të Ligës së Parë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live