Kicker: Franco Foda para vazhdimit të kontratës me Kosovën

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, është shumë afër vazhdimit të kontratës me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK). Njoftimin e ka bërë të ditur sportivja prestigjioze gjermane, Kicker, për të cilët është deklaruar edhe vetë 59-vjeçari.

“Është e vërtetë, bisedimet po vazhdojnë. Si Federata ashtu edhe trajneri duhet të jenë të kënaqur, me mjedisin, me profesionalizmin. Për këtë arsye, është mjaft e mundur që unë të qëndrojë në Kosovë edhe për një kohë më të gjatë,” është cituar të ketë thënë Foda.

Aktualisht, kontrata ekzistuese e Fodës me Kosovës daton deri më korrik të vitit 2026. Mirëpo, ecuria e mirë e Kosovës në kualifikime për Botërorin 2026 ka dëshmuar për punën e bërë nga Foda dhe disiplinën e sjellur në lojë të dardanëve.

E Kosova, është shumë afër për tu bërë befasia e madhe e kualifikimeve duke ditur që si ekipi më i dobët në grup, nga vazoja e katërt, të vazhdojë të ëndërroj për kualifikimin e ekipit së paku për playoff.

Të njëjtën e ka llogaritur edhe Football Data, që bën llogaritë logjike për mundësitë e skuadrave për kualifikime, duke shkruar se Kosova me përfundimin e ndeshjeve të tetorit dhe me dy ndeshjet e mbetura në nëntor, ka mundësi të arritjes së playoffit për “USCAME 2026” 74 për qind.

(Foto: TopSporti.com/A. P.)

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live