
Kosova drejt edhe një rekordi te FIFA
Pas rezultateve të arritura në tetor, Kosova pritet të shënojë edhe një rekord ngritje në listën mujore të FIFAs.
Kështu parashikojnë web-faqet e specializuara të llogaritjes së rezultateve mujore të të gjitha kombëtareve të regjistruara në FIFA.
Sipas Cambio de Juego, Kosova pritet të përparojë deri në pozitën e 84-të të renditjes së FIFAs që do të ishte rekord i ri për arritjen e Kosovës në kuadër të renditjes. Bile, Kosova pas Ishujve Faroe do të shënojë ngritjen më të madhe të muajit tetor, prej 7 pozitave lart.
Njëjtë edhe Shqipëria, pritet të shkojë deri në pozitën e 61-të për një ngritje prej 5 pozitave për krahasim nga muaji i kaluar. Kjo, pas fitores së madhe të shënuar ndaj Serbisë.
Kosova gjatë tetorit arriti të merr 4 pikë në kualifikime për Botëror, derisa barazoi ndaj Sllovenisë 0-0 dhe mori fitore jashtë terrenit të saj ndaj Suedisë, 0-1. Edhe Sllovenia edhe Suedia janë mbi Kosovën në renditje, që shton vlerën e pikëve në këtë listë. Shqipëria në anën tjetër mposhti Serbinë jashtë në kuadër të kualifikimeve, 0-1, kurse Jordaninë në miqësore, 4-2.