
Ndërkombëtare
Kristjan Asllani zyrtarizohet te Besiktasi
KristMesfushori i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, është zyrtarizuar sot si lojtar i ri i Besiktasit nga Stambolli. “Shqiponjat” e Bosforit kanë bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje huazimi deri në fund të këtij stinori për Asllanin, ndërsa do të kenë opcionale edhe blerjen e kartonit të tij nga Interi pas përfundimit të stinorit.

Asllani (23) pas sezonit të kaluar te Interi, në stinorin 2025/26 u huazua te Torinoja nga nerazzurrët. Por, nuk u stabilizua aty. Kështu, Inter atë e huazoi te ekipi turk, që drejtohet nga Sergen Yalçin, ndërsa nëse nuk ndërron ambient, aty do ta ketë edhe shoqërinë e Milot Rashicës.
