
FBK Superliga
Kyan Anderson (Bashkimi) — MVP (6)
Basketbollisti i Bashkimit, Kyan Anderson, është përzgjedhur lojtari më i mirë i xhiros së gjashtë të Superligës nga FBK, pas paraqitjes fenomenale të tij në fitoren e Bashkimit ndaj Pejës.
Anderson luajti me 16 pikë, gjashtë kërcime e tetë asistime, duke u shpallur MVP për herë të dytë brenda tri xhirove, pasi që këtë epitet e mori edhe në xhiron e katërt të Superligës.

