Leon Avdullahu i gatshëm për ndeshjet e shtatorit

Për Kosovën, fundi i gushtit vjen me lajme të mira dhe pas “po”-së së Leon Avdullahut, kreu i FFK-së Agim Ademi ka bërë të ditur se ai do të jetë i gatshëm për tu grumbulluar për ndeshjet e shtatorit të Kosovës, në kuadër të kualifikimeve.

Kosova bën pjesë në Grupin B kualifikues për Botërorin “USCAME 2026” ndërsa është si ekipi me rangim më të ulët në grup, pasi që para saj aty ka Zvicrën, Suedinë e Slloveninë.

Duelet e vështira

Gjithashtu, Kosova në shtator ka muajin më të vështirë pasi që ndeshet me dy favoritët e grupit, Zvicrën dhe Suedinë. Kosova udhëton më 5 shtator për duel ndaj helvetëve, ndërsa pret vikingët më 8 shtator.

E me ardhjen e Avdullahut, të transferuar këtë verë në Bundesligë te Hoffenheimi, Kosovës do t’i mbulohet njëra ndër mungesat më të mëdha – ajo e pozitës së mesfushorit qendror dhe defanziv.

21-vjeçari 185-centimetra i gjatë ka kaluar të gjitha grupmoshat e Zvicrës dhe pritet të debutojë si senior kundër tyre! Ai hiç më larg se në mars të këtij viti ka qenë kapiteni i Zvicrës U-21 në miqësore.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live