
Leonardo Colimerio, Vëllaznimi zyrtarizon brazilianin
Pas disfatës së rëndë nga Bashkimi në xhiron e parë të Superligës, Vëllaznimi ka reaguar shpejt në treg për të plotësuar mungesën e lojtarëve të huaj në ekip dhe mbrëmë ka zyrtarizuar basketbollisin që mund të luajë në pozitat 3 dhe 4, Leonardo Colmerio.
Colimerio është brazilian, 200cm i gjatë, ndërkaq është në moshën 24 vjeçare. Së fundi ai ka qenë pjesë e NCAA-1, ku ka djersitur fanellën e ekipit Queens NC. Aty, ai ka pasur mesatare prej 28.9 minutave për ndeshje, duke dhënë 13.8 pikë, 3.2 asistime dhe 4.1 kërcime për ndeshje.
TABELA AKTUALE E SUPERLIGES
Vëllaznimi që drejtohet edhe këtë stinor nga trajneri kroat Jeronimo Sarin, në xhiron e radhës të Superligës ndeshet me ekipin e Trepçës. Trepça është kampione aktuale e Kosovës dhe pjesëmarrëse në FIBA Europe Cup këtë stinor.