Liderja e Ligës së Parë, para ndeshjeve të lehta në letër

Prishtina e Re është liderja më e re e Ligës së Parë. Ekipi që ra nga Superliga në stinorin e kaluar është konsoliduar mirë këtë stinor për të shpresuar në rikthim ekspres në elitë të futbollit.

Ndërsa në xhiron e fundit, pas pjesës së parë të dominuar nga vendasit, Kika, ata në pjesë të dytë falë një gjindshmërie të mirë të kapitenit të tyre Astrit Berisha, kanë shënuar për fitore dhe më pas e kanë menaxhuar ndeshjen deri në fund për përfundimtaren që i bëri liderë, Kika – Prishtina e Re 0-1 [Astrit Berisha 47′]. Në fakt ata patën mundësinë që të sigurojnë fitoren përmes një penalltie të fituar, por Drilon Fazliu nuk arriti të qëllojë rrjetën nga 11-metërshi.

TABELA AKTUALE E LIGES SE PARE

Me 21 pikë nga 10 ndeshje ata kanë një pikë më shumë sesa Liria ndjekëse, që ka një ndeshje më pak të luajtur, por forma e mirë e tyre si dhe dy ndeshjet e ardhshme të lehta, së paku në letër, i japin atyre shpresë për të vazhduar në krye të renditjes tabelare.

Prishtina e Re e drejtuar nga Qëndrim Kida pret Lepencin në xhiron e radhës, ndërsa i shkon Tefik Çangës më pas, të dyja skudra këto që nuk kanë nisur mirë stinorin dhe për momentin duken në luftë mbijetese.

DETAJET E NDESHJES, PRISHTINA E RE:

KF Kika 0-1 KF Prishtina e Re [⚽ 47’ Astrit Berisha | 🅰️ Qlirim Avdulli ]

Formacioni startues: #87 Egzon Bislimi #4 Jonathan Sanou #22 Eneid Kodra #23 Endrit Morina #21 Qlirim Avdulli #27 Shqiprim Taipi #37 Agustin Daniel Rojas #8 Rilind Nimani #28 Valton Haxhiu #7 Drilon Fazliu #9 Astrit Berisha (C)

Zëvendësimet:

34’ Emir Zogaj ↔ Rilind Nimani

56’ Adonis Zeqiri ↔ Valton Haxhiu

56’ Bujar Shabani ↔ Agustin Daniel Rojas

85’ Theophilus Solomon ↔ Astrit Berisha

85’ Donat Hasanaj ↔ Drilon Fazliu.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live