Liderja rreshton fitoret

Trepça nuk ka të ndalur. Ekipi i Adis Beciragicit ka vazhduar me fitore në Superligë, duke e shënuar të pestën me radhë në kampionat, pasi që mposhti Vëllaznimin luftarak sonte.

Gjelbërezinjtë mysafirë siguruan dallimin në rezultat në pjesë të parë, ndërsa në pjesë të dytë ruajtën epërsinë përkundër se vendasit me ngulm dëshironin të dilnin përpara. Në fund, pas pjesës së parë 26-41 dhe pjesës së dytë 47-37, Trepça mori fitoren 73-78 për të vazhduar lidershipin dhe për ta mbajtur ritmin e fitoreve në elitë.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Akili Vining me 18 pikë e 5 asistime ishte koshashënuesi më i mirë i Trepçës në fitore, ndërsa me nga 14 pikë ndeshjen e kryen Moustapha Amzil e Kenny Hasbrouck. Batin Tuna në formë përsëri, kësaj radhe shënoi 13 pikë.

Jericole Hellems me 23 pikë dhe Ziggy Reid me 20 pikë, nuk mjaftuan për të bërë më shumë për Vëllaznimin, që po drejtohet qe dy ndeshje nga treajneri gjilanas Gyltekin Selimi.

Trepça lidere është në bilanc 13-3 derisa Vëllaznimi në zonë të rënies, me 5-11.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live