
Liria mbylli përgatitjet, të gjitha rezultatet në Durrës
Me sot kanë përfunduar përgatitjet e FC Lirisë në Durrës, ndërsa ekipi prizrenas ka bërë të ditur se tash merr rrugë për Prizren për të vazhduar përgatitjet shtesë për pjesën e dytë të stinorit në Ligë të Parë të Kosovës.
Liria, që aktualisht drejtohet nga Liridon Leci ka zhvilluar disa ndeshje miqësore në Durrës gjatë përgatitjeve dhjetë ditore aty, ndërsa ka shënuar një fitore të vetme në katër ndeshje miqësore të luajtura.

“Skuadra mbylli fazën përgatitore në Durrës, ku u zhvilluan përgatitje intensive dhe disa ndeshje testuese. Përgatitjet do të vazhdojnë në Prizren, me fokus maksimal drejt objektivave tona.” — ka shkruar ndër të tjera njoftimi i bardhezinjëve sot.
Përndryshe, sipas njoftimeve të publikuara nga vetë klubi, këto janë ndeshjet miqësore/testuese të luajtura në Durrës të prizrenasve dhe këto janë rezultatet e arritura atje, sipas datave të publikimit.
Datat, miqësoret dhe rezultatet:
15.01. Liria – Besëlidhja 2-2,
18.01. Liria – Rilindja 1974 1-2,
21.01. Liria – Ramiz Sadiku 1-0,
23.01. Liria – Dinamo 0-1.
TABELA AKTUALE E LIGES SE PARE
Përndryshe, Liria ka mbaruar pjesën e parë të stinorit (18 xhiro) me 36 pikë. Ka katër më pak sesa liderja Vushtrria. Dy pozitat e para të Ligës së Parë sigurojnë Superligën. Prizrenasit kanë mbyllur stinorin vjeshtor në pozitë të pestë të tabelës me pikë të njëjta si Trepça’89 në të katërtën. Dinamoja e tretë në renditje ka një pikë më shumë, kurse Feronikeli’74 i dytë, ka 39 pikë.
