Liria siguron edhe një mbrojtës!

Qendërmbrojtësi 30 vjeçar me gjatësi prej 190cm. është mbrojtësi më i ri i Lirisë, ka mësuar TopSporti.com sot. Burime të TopSporti.com brenda klubit bardhezi nga Prizreni që aktualisht po drejtohet nga Ismet Munishi, ka mësuar se futbollisti i ri i Lirisë do të jetë Miroslav Pushkarov, mbrojtës bullgar me përvojë.

Pushkarov në karrierën e tij pos ekipeve bullgare ka luajtur edhe në vende të ndryshme si në futbollin islandez, për Leiknirin e Throtturin, pastaj lituanez dhe sllovak. Së fundi ai ka qenë pjesë e ekipit lituanez Dziugas, me të cilët është ndarë dhe Liria e ka marrë në treg si lojtar të lirë.

TABELA AKTUALE E LIGES SE PARE

Liria përndryshe po bën gjithçka për të vazhduar luftën për rikthim në Superligë, ndërsa në fundjavën që vjen e pret derbi me Vushtrrinë në “Përparim Thaçi”. Në Ligën e Parë, lufta për Superligë aktualisht është shumë e madhe ndërsa liderja Vushtrria ka 47 pikë, e Liria e katërta 45.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live