
FBK Superliga
Lis Shoshi (Ylli) – MVP (15)
Qendra e Yllit, pejani Lis Shoshi është përzgjedhur si lojtari më i mirë i xhiros së pesëmbëdhjetë të Superligës së Kosovës në basketboll nga FBK-ja. Federata sot postoi pesëshen më të mirë të xhiros, ndërsa bëri të ditur se Shoshi me indeksin e efiçencës 21 dhe lojës së treguar, ka siguruar titullin e MVP-së së xhiros.

Shoshi në fitoren e Yllit ndaj Prishtinës mbrëmë luajti me 20 pikë e 5 kërcime në përballjen ku suharekasit triumfuan për të vazhduar serinë e mirë të kapur së fundi në Superligë.
