
Me dominim që nga fillimi, Max Verstappen fiton në Monza
U nis i pari dhe e mbylli garën i pari. Po flasim për holandezin Max Verstappen, i cili sot e fitoi garën e Formula 1 që u mbajt në Monza të Italisë me rreth 19 sekonda diferencë nga vendi i dytë.
Pas tij përfunduan Lando Norris dhe Oscar Piastri, dyshja e McLarenit që këtë sezon pothuasje çdo herë po përfundon në podium falë makinës fantastike që ka kjo skuadër.
Përkundër triumfit sot, gjasat e Verstappenit për titull këtë sezon mbeten të vogla, e favorit për titull është Oscar Piastri, që për momentin i prin renditjes së përgjithshme të garuesve.
FORMULA 1 – RENDITJA E PËRGJITHSHME E GARUESVE
Nga gara dolën Nico Hulkenberg e Fernando Alonso, ndërkohë përkundër entuziazmit të zakonshëm kur garon në Itali, Ferrari sot nuk mori më tepër se pozitat 4 e 6.
Gara e ardhshme e Formula 1 mbahet në Azerbajxhan pas dy javëve (21 shtator).