Me fitore ndaj Pejës, Vëllaznimi del nga fundi i tabelës!

Vëllaznimi ka shënuar fitore ndaj Pejës sonte, 94-85, në ndeshjen e fundit të xhiros XIV të stinorit, për të mbyllur pjesën e parë të Superligës në pozitë të parafundit, pasi që skuadra e drejtuar sonte nga Dorant Hana ka arritur të dalë nga fundi i tabelës.

Ekipi gjakovar i konsoliduar me ardhjen e Derrick Wilson në ekip, ka treguar forcën në çerek të tretë të lojës për të bërë dallimin e mjaftueshem për të çuar ndeshjen më lehtë deri në fund. Edhe pse në momentet e fundit të ndeshjes afroi në 5 pikë rezultatin dhe kishte mundësi për ta ulur atë në sekondat e fundit, nuk e arriti.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Jericole Hellems me 21 pikë e 4 asistime ishte më efikasi te Vëllaznimi në fitore, ndërkaq Wilson luajti me 19 pikë e 4 asistime. Me 16 pikë u dallua qendra Andrew Gordon, që bëri edhe 8 kërcime në fitoren me shumë rëndësi për kuqezinjtë.

Te Peja me nga 18 pikë të shënuara më efikasit ishin Cesare Edwards (9 kërcime) dhe Arti Hajdari (3 kërcime). Skyler Flatten dha 16 pikë në këtë përballje, ku nuk luajti fare Dardan Berisha.

Vëllaznimi me fitore bën bilancin 5-9, derisa Peja mbyllë ciklin e dytë të ndeshjeve të Superligës me 8-6 në pozitë të tretë të renditjes tabelare.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live