
FBK SuperligaNdërkombëtare
Më në fund, Peja rikthehet në “Karagaç”
Pas zhagitjes së madhe që ekipi verdhezi pati për shkak të zgjedhjeve lokale dhe bllokimit të palestrës nga KQZ, përfundimisht Peja do t’i rikthehet folesë së saj “Karagaç”.
Njoftimin e ka bërë të ditur KB Peja në këto momente, derisa ka bërë të ditur se ndeshja e radhës për ta është nesër (e martë, me fillim prej orës 19.30) kur verdhezinjtë në kuadër të ligës ENBL presin Spartakun e Plevenit.
Aktualisht, në kuadër të ENBL Peja ka pësuar në dy ndeshjet e para të saj, ndërsa nesër mbrëma do të tentojë të marrë fitoren e parë aty. Në Superligë ndërkaq është tregim tjetër, ku verdhezinjtë kanë tre fitore nga tre ndeshjet e para.

