
FBK SuperligaNdërkombëtare
Mesjava në garat evropiane, rezultatet e skuadrave kosovare
Gjatë kësaj mesjave katër skuadra nga Superliga e Kosovës në basketboll zhvilluan ndeshje në kuadër të garave të ndryshme evropiane.
Në ENBL, të martën mbrëma Peja fitoi 96-81 ndaj Spartak Plevenit, kurse Prishtina mbrëmë triumfoi 73-78 ndaj Sllovan Bratisllavës në Sllovaki.
Ndërkohë në FIBA Europe Cup, në Prizren Bashkimi u mposht nga Dijoni francez, 74-83 pas vazhdimeve, kurse Trepça u mposht në “Minatori” nga Anwili me rezultat 87-97.
E në fundjavë, skuadrat në fjalë i luajnë ndeshjet përkatëse në Superligën e Kosovës.
