
Mposht edhe Vëllaznimin, Ylli vazhdon të ngritet
Fitorja e pestë me radhë në Superligë për Yllin ka bërë që suharekasit të vazhdojnë ngritjen në tabelë dhe tani kanë dalë në pozitë të pestë duke lënë Prishtinën pas.
TABELA AKTUALE E SUPERLIGES
Ylli ka fituar ndeshjen ndaj Vëllaznimit sonte, 90-86, ndërsa Scott Bamforth përsëri ka shkëlqyer me 25 pikë, 4 asistime e 3 kërcime.
Në pjesën e parë Vëllaznimi ka qenë më i mirë, duke e mbyllë atë në epërsi, 40-46. Por, çereku i tretë ka qenë totalisht i Yllit që ka përmbysur rezultatin me 30-15, dhe pastaj edhe pse në periudhën e fundit gjakovarët u munduan, 20-25, nuk arritën më shumë dhe u desht të pajtohen me humbjen, 90-86.
Pos Bamforthit te Ylli është dalluar edhe qendra Brandon Huffman që luajti me 17 pikë e 10 kërcime, ndërsa 14 pikë e 5 kërcime në fitore i bëri Lis Shoshi.
Te Vëllaznimi, 4 nga 5 të huajt shënuan pikë dyshifrore, ndërsa prej vendorëve nuk kishte ndihmë të majftueshme për të bërë më shumë. Më efikasi si zakonisht Jericole Hellems me 22 pikë e 7 kërcime, ndërsa pikë të njëjta dha edhe Ziggy Reid, njëjtë me 7 kërcime shtesë.
Ylli tash ka dalë në pozitë të pestë me bilanc 8-9 sa kanë edhe Peja mbi e Prishtina nën ta. Vëllaznimi, i parafundit me bilanc 5-12 dhe pa fitore nën drejtimin e Gyltekin Selimit në Superligë.
