Nën kujdes e shpresa para rivalit të uritur për fitore

Njëra ndër punët e radhës të vështira për Kosovën në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026 është dueli ndaj Suedisë në Göteborg që luhet sonte me filim prej orës 20.45. Stadiumi “Ullevi” pritet të jetë përplot me mbi 30 mijë shikues, ndërsa Suedia e urritur për fitore pret Kosovën, që deri tani ka bërë befasi në Grupin B kualifikues për “USCAME 2026”.

“Jemi të vetëdijshëm që na pret një ndeshje shumë e vështirë dhe me intensitet shumë të lartë. E dimë vështirësinë dhe forcën e madhe që na duhet në këtë ndeshje. Suedia nuk është e fortë vetëm në kundërsulme, por edhe në posedim. Duhet të jemi kompakt në defanzivë. Pos kujdesit do të mundohemi të bëjmë presion dhe të tregojmë intensitet të lartë. Kjo është forma e vetme se si mund të luajmë kundër një kundërshtari të tillë,” — ka thënë ndër të tjera selektori gjerman i Kosovës, Franco Foda.

Tashmë kur ka kaluar gjysma e ndeshjeve kualifikuese dhe nis gjysma e dytë e tyre, gjërat do të jenë edhe më të vështira. Kjo, pasi që Zvicra thuajse e ka të sigurt vendin e parë, ndërsa lufta për playoff që arrihet përmes vendit të dytë është krejtësisht e hapur. Kosova, Sllovenia e Suedia janë në lojë për pozitë të dytë, me 4, 2 e 1 pikë pas tre ndeshjeve të para.

REZULTATET E DERITASHME:

5 shtator,
Zvicra-Kosova 4-0
Sllovenia-Suedia 2-2

8 shtator,
Kosova-Suedia 2-0
Zvicra-Sllovenia 3-0

10 tetor,

Suedia-Zvicra 0-2
Kosova-Sllovenia 0-0

TABELA AKTUALE E GRUPIT B:

1. Zvicra 9 pikë,
2. Kosova 4 pikë,
3. Sllovenia 2 pikë,
4. Suedia 1 pikë.

NDESHJET E MBETURA:

13 tetor,
Suedia-Kosova
Sllovenia-Zvicra

15 nëntor,
Zvicra-Suedia
Sllovenia-Kosova

18 nëntor,
Suedia-Sllovenia
Kosova-Zvicra.

Për në Botërorin 2026 kualifikohet direkt vetëm fituesi i grupit. Skuadra që përfundon e dyta siguron të drejtën për ndeshje playoffi, ku duhet të kalojë dy raunde playoffi (gjysmëfinale dhe finale) për të arritur biletën e Botërorit.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live