Nëse kualifikohet, Kosova do të mësojë rivalët e Botërorit këtë dhjetor!

Shtëpia botërore e futbollit, FIFA, ka bërë të ditur sot se janë përcaktuar vazot për grupet që do të jenë pjesë e shortit të Botërorit “USCAME 2026”. Është përcaktuar edhe data e shortit.

Të premten e 5 dhjetorit 2025 do të hidhet shorti, ndërsa do të përcaktohen 12 grupet prej të cilave të kualifikuarit për Botëror do të kërkojnë të dalin në fazën e të gjashtëmbëdhjetës së finales!

Kështu, Kosova që është në playoff nga rrugëtimi C, por edhe Shqipëria që është në playoff nga rrugëtimi B, do të kuptojnë kundërshtarët tejoqeanik në udhëtimin potencial historik të tyre — mbi 3 muaj para ndeshjeve të tyre!

Me këtë, FIFA ka bërë të ditur se të gjitha skuadrat e kualifikuara për Botëror do të kuptojnë rrugëtimin e tyre deri në finalen e 19 korrikut të vitit 2026.

Gjithashtu, edhe procedurat e shortit që do të mbahet në Washington të SHBA-ve janë përcaktuar. Kurse, datat, orët dhe stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet do të publikohen një ditë më vonë, më 6 dhjetor 2025.

Me këtë, janë përcaktuar edhe vazot:

VAZO 1:

Kanada, Meksiko, SHBA, Spanja, Argjentina, Franca, Anglia, Brazili, Portugalia, Holanda, Belgjika, Gjermania.

VAZO 2:

Kroacia, Maroko, Kolumbia, Uruguaji, Zvicra, Japonia, Senegali, Irani, Korea, Ekuadori, Austria, Australia.

VAZO 3:

Norvegjia, Panama, Egjipti, Algjeria, Skocia, Paraguaji, Tunisi, Bregu i Fildishtë, Uzbekistani, Katari, Arabia Saudite, Afrika Jugore.

VAZO 4:

Jordania, Kepi i Gjelbër, Gana, Kurasao, Haiti, Zelanda e Re, fituesi i playoffit 1 të UEFA-së (njëra nga: Uellsi, Bosnja, Italia, Irlanda V.), fituesi i playoffit 2 të UEFA-së (ku do të garojë Shqipëria; njëra nga: Polonia, Shqipëria, Ukraina, Suedia), fituesi i playoffit 3 të UEFA-së (ku do të garojë Kosova, njëra nga: Turqia, Rumania, Kosova, Sllovakia), fituesi i playoffit 4 të UEFA-së njëra nga: Çekia, Irlanda, Maqedonia V., Danimarka), fituesi i playoffit 1 të FIFA-së (Kongo, Kaledonia e Re, Xhamajka), fituesi i playoffit 2 të FIFA-së (Bolivia, Surinami, Iraku).

Nga secila vazo, sipas radhës do të tërhiqet nga një ekip (me rregull ku nuk bën më shumë se 2 skuadra nga UEFA-ja të jenë në një vazo) dhe do të përcakohen 12 grupet e Botërorit “USCAME 2026” prej ku 32 më të mirët do të kalojnë tutje në të gjashtëmbëdhjetën e finales. Pastaj, rrugëtimi i tyre drejt finales është krejtësisht i qartë se me cilët kundërshtarë potencialë do të duhet të luajnë për të arritur finalen.

Ajo që dihet prej tash është: Meksikoja do të jetë në Grupin A. Kanadaja në Grupin B, ndërsa SHBA-të në Grupin D – si vendas dhe organizatorë të Botërorit.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live