Ngritje e madhe e Gjilanit para derbit të madh!

Në gjashtë ndeshjet e fundit kampionale vetëm një disfatë dhe një barazim, ndërsa katër fitore me këtë të sotmen, bëjnë që Gjilani nën komandën e Debatik Currit të kërcejë në pozitë të tretë të renditjes tabelare të Superligës.

Të kuqtë, tashmë i “janë ngjitur” rivalit të përbetuar lokal, me të cilët luajnë derbin e Anamoravës në xhiron e radhës, ndërsa kanë gjashtë pikë më pak se ata në tabelë.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

E sot, Gjilani tregoi cilësi derisa ka shënuar së pari me Bilallin për të rimarrë epërsinë pas barazimit të vendasve. Rimarrja e epërsisë me golin e Morinës në fund, vulosi fitoren për “skifterat”, Llapi – Gjilani 2-3 [Edon Sadriu 41′, Muhamet Hyseni 83’pen. — Oltion Bilalli 5′, Senad Jarovic 55′, Blerind Morina 71′].

Fitorja bën që Gjilani të dalë në pozitë të tretë të tabelës për herë të parë këtë stinor dhe ekipi të arrijë në kuotën e 39 pikëve, një më shumë sesa Prishtina që bie në 38 pikë në pozitë të katërt.

Kjo ngritje vjen pas serisë së mirë së fundi.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live