Notat e futbollistëve, Shqipëria – Bjellorusia

Shqipëria i është kthyer fitores dhe në ndeshjen e parë të grupit të saj në Ligën C të Kombeve e ka nisur mbarë duke e mposhtur të shtunën mbrëma në “Arenën Kombëtare” Bjellorusinë e papërshtatshme me rezultat 2-0.

Ka qenë natë ku te “shqiponjat” debutoi edhe përzgjedhësi i ri, italiani Rolando Maran, i cili shprehu lumturinë e tij për fillim të mbarë dhe gëzimin e dhënë publikut, që kishte arritur shifrën e pak më shumë se 18 mijë vetave në publik në stadium.

Ndërkaq, si zakonisht TopSporti.com pas ndeshjes noton futbollistët individualisht varësisht nga paraqitja e tyre në përballje dhe për këtë duel, notat e lojtarëve të Shqipërisë janë:

NOTAT E FUTBOLLISTËVE:

Etrit Berisha, 8
–
Berat Djimsiti, 8
Ardian Ismajli, 7.5
Elseid Hysaj, 7
Stavro Pilo, 7
–
Ylber Ramadani, 7
Kristjan Asllani, 7
Taulant Seferi, 5.5
–
Arbër Hoxha, 6.5
Ernest Muçi, 7.5
Rey Manaj, 7

REZERVISTËT:

Myrto Uzuni,7
Anis Mehmeti, 6
Mirlind Daku, 6
Juljan Shehu, n/a
Mario Mitaj, n/a.

 

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live