Paraqitje e zbehtë, Kosova barazon pa gola ndaj Sllovenisë

Një paraqitje e zbehtë dhe një barazim pa gola për Kosovën në ndeshjen e sontme kualifikuese ndaj Sllovenisë.

Në “Fadil Vokrri” Kosova sonte nuk tregoi shumë dhe u detyrua të pajtohet me një pikë, me ndeshjen në fjalë që përfundoi 0-0.

11-SHET STARTUESE

Rastin e vetëm për shënim Kosova e krijoi në fillim të pjesës së parë, kur goditja e Vedat Muriqit me të majtën shkoi pak metra jashtë portës sllovene. Më pas, të drejtuarit nga Franco Foda nuk treguan asgjë për t’u veçuar dhe e mbyllën ndeshjen pa asnjë goditje në portën kundërshtare.

Disa herë porta e Kosovës u shpëtua nga Aro Muric. Një herë në pjesën e parë e dy herë të tjera në të dytën portieri i Sassuolos u tregua vendimtar për Kosovën, ndërkohë edhe slloveni Benjamin Sesko dy herë iu afrua golit por pa sukses, për fatin tonë të mirë. Njëra nga goditjet e shtatlartit Sesko u bllokua nga Albian Hajdari debutues, një ndërhyrje fenomenale, e një tjetër përfundoi për shumë pak mbi shtyllën horizontale të Kosovës.

Rezultati i arritur sonte në Prishtinë dhe fitorja 0-2 e Zvicrës në Suedi bëjnë që Kosova të mbetet në vendin e dytë të grupit kualifikues me katër pikë. Zvicra i prin grupit me nëntë pikë, Sllovenia është e treta me dy pikë, kurse e fundit në grup është Suedia me vetëm një pikë.

KUALIFIKIMET DREJT BOTËRORIT – TABELAT E GRUPEVE

Ndeshjen e ardhshme kualifikuese drejt Botërorit të vitit të ardhshëm Kosova e luan pas tri ditëve (13 tetor) në udhëtim ndaj Suedisë. Për shkak të kartonit të verdhë që e mori sonte, Fidan Aliti do t’i mungojë Kosovës në këtë ndeshje, ndërkohë sonte lëndim pësoi edhe Elvis Rexhbeçaj, i cili gjithashtu me gjasë do ta humbë ndeshjen me Suedinë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live