
Pas disfatës nga Ferizaji, Afrim Tovërlani dorëhiqet!
Trajneri që erdhi te Prishtina si me bagazh për të çuar ekipin drejt titullit e së paku drejt garave evropiane, ishte dobët me rezultate dhe tani më ka dhënë dorëheqje pas disfatës së sotme.
Afrim Tovërlani nuk duroi më shumë se 13 xhiro si trajner i Prishtinës në Superligë, derisa shënoi vetëm 3 fitore në proces! Prishtina ra në vend të tretë dhe tani me një ndedshje më shumë ka 4 pikë më pak se lideri Ballkani e ndjekësja e parë e liderit, Drita. Pas Prishtinës në renditje është Malisheva që ka një pikë më pak se kryeqytetasit.
“FC Prishtina njofton se trajneri Afrim Tovërlani ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit të ekipit të parë, pas ndeshjes ndaj KF Ferizaj, duke marrë përgjegjësinë për rezultatet e skuadrës.
Tovërlani mori drejtimin e ekipit më 25 nëntor dhe e udhëhoqi skuadrën në 15 ndeshje në të gjitha garat, me bilanc prej 4 fitoresh, 3 barazimesh dhe 8 humbjesh.
Klubi e falënderon për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës së tij.
FC Prishtina do të njoftojë në ditët në vijim për zhvillimet e radhës.” — shkroi FC Prishtina në njoftim.
