Peja mposhti edhe Yllin!

Pas fitores së shënuar në xhiron e parë të Superligës ndaj Trepçës si mysafir, Peja sonte në cilësi të vendases në Suharekë ka shënuar fitore ndaj Yllit në “13 qershori” duke u këndellur plotësisht në pjesë të dytë për triumf, 76-71.

Edhe pse nisi mirë çerekun e parë, në të dytin Ylli përmbysi Pejën. Por, pjesa e dytë në të dy çerekët foli për ekipin e Gregg Gibsonit, që ka arritur dalëngadalë të shkrijë epërsinë e suharekasve dhe të shkojë te fitorja.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Veterani Malcolm Armstead ka shkëlqyer në këtë duel ndaj ish-ekipit të tij. Ai dha 18 pikë dhe bëri 7 asitime e 3 kërcime në fitore, ndërkaq me 13 pikë u dallua Alan Herndon, që bëri double-double duke regjistruar edhe 10 kërcime. Me 10 pikë luajti Jordan Johsnon, që shtoi edhe 3 asiste e 4 kërcime në llogari.

Te Ylli që këtë stinor po drejtohet nga greku Fotis Takianos, lojtari më efikas ka qenë Larry Thomas, që ndaj ish ekipit të tij dha 17 pikë, 4 asistime e 8 kërcime, duke shutuar 50% saktësi për tre pikë, 3/6.

Brandon Huffman luajti me 15 pikë e 9 kërcime, ndërsa 11 pikë, 2 asistime e 6 kërcime i bëri kapiteni Gëzim Morina. Por, as këta nuk mjaftuan për t’ia dhënë fitoren e parë ekipit suharekas këtë stinor.

Kështu, Peja pas dy xhirosh në Superligë ka bilanc 2-0, ndërsa Ylli 0-2.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live